Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë banesa në Derviçan të Gjirokastrës, humb jetën në spital adoleshentja


Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë në Derviçan të Gjirokastrës për shkaqe ende të papërcaktuara. Një adoleshente ndodhej në banesë në momentin që ka rënë zjarr.

Vajza u transportua në spitalin e qytetit, ku fillimisht ka pasur probleme me frymëmarrjen siç raporton News 24, por më pas ka ndërruar jetë.

Forcat e rendit dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar dinamikën e zjarrit.