Është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, me rastin e 109-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, po ashtu edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Më pas janë zhvilluar homazhe dhe krerët e shtetit dhe të qeverisë kanë vendosur kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.
Disa aktivitete të tjera janë parashikuar të mbahen gjatë ditës së sotme me rastin e 28 nëntorit.