Milani ka pësuar humbjen e dytë radhazi këtë sezon të Seria A. Këtë herë ndaj Sassuolos e cila fitoi me përmbysje në San Siro.
Ishin kuq e zinjtë që shënuan të parët pas një goditje këndi ku Hernandez hodhi në portën kundërshtare një kros i cili u shfrytëzua nga Romagnoli në shtyllën e parë duke dërguar topin në rrjetë.
Avantazhi i Milanit zgjati vetëm 3 minuta pasi Scamacca me një goditje nga jashtë zone tundi rrjetën e mbrojtur nga Maignian. Më pas Kjaer do shënonte në portën e tij duke i dhënë avantazhin Sassuolos.
Në pjesën e dytë Berardi do shënonte golin e tretë në minutën e 66’ dhe do vuloste fitoren e miqve.
Tashmë Milani me humbjen e tre pikëve rrezikon edhe vendin e dytë pasi është vetëm 1 pikë larg nga Interi i vendit të tretë.