Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Balluku për aeroportin e Vlorës: Nis fluturimet në vitin 2025, do të hapë rreth 1 mijë vende pune


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar se aeroporti i Vlorës do të jetë gati për fluturime në vitin 2025 dhe do të hapë rreth 1 mijë vende pune.

Në fjalën e saj në ceremoninë e nisjes së punimeve të mbajtur sot, ministrja Balluku tha se aeroporti i Vlorës do të jetë aeroporti më i madh ndërkombëtar në vendin tonë.

“Është gëzim i madh që 109 vjetori i Pavarësisë përkon me një vit të shënuar për Vlorën dhe për Shqipërinë. Aeroporti i Vlorës ka qenë dhe plani kryesor i fokusit të qeverisë, ky është projekt i të gjithë trevave shqiptare dhe na bën krenarë sot më shumë se kurrë.

Unë kam folur me skuadrat e mia më kanë thënë se s’kemi qenë kurrë në një kantier kaq të madh. Edhe kjo balta e ka zhurmën e bukur, dhe nuk na prish punë pse jemi bërë me baltë.

Ky është një aeroport militar i ndërtuar në 1900 dhe ne na është dashur që të plotësojmë kushtet për mbrojtën e vendit.

Aeroporti  i Vlorës do të jetë aeroporti më i madh ndërkombëtar në vendin tonë, që synon që të hapë 1000 vende pune, dhe të hapet në prill të vitit 2024 dhe të fillojë fluturimet në 2025.”– ka thënë ajo.