Sot në Vlorë kanë nisur punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Në ceremoninë e nisjes së punimeve ishin të pranishëm janë Kryeministri i vendit Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli.
Nisja e punimeve është menduar që në mënyrë simbolike të nisin në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë, në qytetin e Flamurit në Vlorë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është lajm i madh marrëveshja me aeroportin e Mynihut.
“Mbi këtë gjurmë të aerodromit të vjetër në sot fillojmë një histori të re së bashku me një mik të mirë, një më të shquarit e sipërmarrjes sonë kombëtare, Behgjet Pacolli.
Ne nuk reshtëm së bëri përpjekjet deri sa gjërat erdhën aty ku duhet. Dhe më në fund u gjet forca e duhur për ta çuar përpara këtë projekt.
Sot ne jemi këtu jo vetëm me konsorciumin por edhe më një aleancë të aeroportit të Mynihut, që është një nga më të fuqishmit të transportit ajror në botë. Kanë nisur ta monitorojnë projektin që në fillim dhe janë të gatshëm ta marrin aeroportin e Vlorës që në momentin e parë kur do të jetë gati për fluturimet. Kjo aleanca me aeroportin e Mynihut garanton menaxhim të nivelit më të lartë por edhe sinergjinë me aeroporte të tjera.”- tha Rama.
Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar se aeroporti i Vlorës do të jetë gati për fluturime në vitin 2025 dhe do të hapë rreth 1 mijë vende pune.
Po ashtu ajo shtoi se ky do të jetë aeroporti më i madh ndërkombëtar në vendin tonë.
“Është gëzim i madh që 109 vjetori i Pavarësisë përkon me një vit të shënuar për Vlorën dhe për Shqipërinë. Aeroporti i Vlorës ka qenë dhe plani kryesor i fokusit të qeverisë, ky është projekt i të gjithë trevave shqiptare dhe na bën krenarë sot më shumë se kurrë.
Unë kam folur me skuadrat e mia më kanë thënë se s’kemi qenë kurrë në një kantier kaq të madh. Edhe kjo balta e ka zhurmën e bukur, dhe nuk na prish punë pse jemi bërë me baltë.
Ky është një aeroport militar i ndërtuar në 1900 dhe ne na është dashur që të plotësojmë kushtet për mbrojtën e vendit.
Aeroporti i Vlorës do të jetë aeroporti më i madh ndërkombëtar në vendin tonë, që synon që të hapë 1000 vende pune, dhe të hapet në prill të vitit 2024 dhe të fillojë fluturimet në 2025.”– ka thënë Balluku.