Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria holandeze kërkon falje për sterilizimin e personave trans


Qeveria holandeze ka kërkuar falje për një ligj të kaluar që kërkonte që personat transgjinorë të sterilizohen për të ndryshuar ligjërisht gjininë e tyre. Ligji ka ekzistuar deri në vitin 2014, dhe ligje të ngjashme janë ende në fuqi në disa vende evropiane.

“Askush nuk duhet ta kishte përjetuar atë që keni kaluar. Më vjen vërtet keq që ndodhi.” – tha ministrja e Arsimit, Ingrid van Engelshoven në Hagë të shtunën.

 “Standardet se si duhet të duket një trup nuk i përkasin një ligji dhe ligji nuk duhet t’i detyrojë njerëzit t’i nënshtrohen një operacioni. Sot kërkoj falje thellësisht të sinqertë për këtë në emër të qeverisë.” – shtoi ajo.

Midis viteve 1985 dhe 2014, Holanda lejoi qytetarët të ndryshojnë ligjërisht gjininë e tyre, me kusht që t’i nënshtrohen një operacioni gjenital dhe të lihen steril më pas. Ligji u hoq nën presionin e aktivistëve LGBT, duke përfshirë Human Rights Watch, të cilët e përshkroi atë si ‘të panevojshëm e traumatizues’.

Tani, një vlerësim psikologjik është gjithçka që kërkohet për të ndryshuar ligjërisht gjininë e dikujt në Holandë.

Rreth 420 persona pretendojnë se janë viktimizuar nga ligji, raportoi AP. Atyre u janë ofruar 5,000 euro (5,650 dollarë) si kompensim, një shumë që aktivistët në Transgender Netëork Nederland argumentojnë se është shumë e ulët.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ndaloi ligje të tilla sterilizimi në vitin 2017, kohë në të cilën ato ekzistonin ende në 22 nga 47 vendet që ishin palë në Konventën Evropiane.

Vendimi i gjykatës nuk urdhëroi që këto shtete të ndryshojnë ligjet e tyre, por krijoi një precedent ligjor për çështjet gjyqësore për këtë çështje në nivel kombëtar. Aktualisht, ligjet e sterilizimit ekzistojnë ende në Çeki, Finlandë, Letoni, Sllovaki dhe nëntë vende të tjera të mbuluara nga vendimi i vitit 2017.