Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve në Vlorë sipasojë e pranisë së lartë të ujit në rrugët e qytetit.
Qyteti bregdetar është përshirë nga shiu me intensitet të lartë por edhe mos funksionimi i duhur sistemit të kullimit të ujërave të qytetit.
Gjithashtu është anuluar edhe koncerti festiv me rastin e Festës Kombëtare të Çlirimit në qytet.
Nga reshjet niveli i ujit në rrugë është rritur duke dalë mbi trotuare. Në pothuajse të gjithë kryqëzimet e qytetit janë krijuar radhë trafiku për shkak të kufizimit të lëvizjes.