Ka ndërruar jetë në spital, Pashko Ujka të cilit ju bë atentat pasditen e sotme në qendër të Shkodrës.
Ujka ka mbajtur postin e Kryetarit të Komunës Velipojë në periudhën 2011-2015.
Ai u qëllua afër shtëpisë së tij në lagjen Vasil Shanto në Shkodër. Arma e zjarrit i shkaktoi plagë në shtyllën kurrizore dhe ai u dërgua në spital për mjekim.
Duket se Ujka nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë pas dy orësh.