Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Fierit, Taulant Balla ka paralajmëruar për përmbytje banorët e zonës së Divjakës.
Ai ka publikuar një video, ndërsa shikon nga afër nivelin e prurjeve të lumit Shkumbin në Papër të Elbasanit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore të Divjakës.
Ai u bën thirrje banorëve për të larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.
“Papër, Elbasan. Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës. Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.”- shkruan Balla.