Vendosni fjalën kyçe....

BioNTech njofton: Po punojmë për një vaksinë të re kundër variantit “Omicron” të koronavirusit


BioNTech ka njoftuar sot se ka filluar punën për një vaksinë të përshtatur për “Omicron”, variantin e ri të koronavirusit të zbuluar në Afrikën e Jugut.

Megjithëse nuk ishte ende e qartë nëse kompanisë do t’i duhej të ripunonte vaksinën e saj të krijuar për COVID-19, shkruan Reuters.

Zhvillimi i një vaksine të përshtatur është pjesë e procedurës standarde të kompanisë BioNTech për variantet e reja, e cila i prodhon vaksina së bashku me Pfizer.

OBSH ka paralajmëruar të hënën se varianti Omicron mbart një rrezik shumë të lartë për rritjen e rasteve me Covid-19, duke shkaktuar mbylljen e kufijve.

BioNTech kishte thënë të Premten se pret më shumë të dhëna laboratorike gjatë dy javëve të ardhshme për të kuptuar nëse ka nevojë për një vaksinë specifike të Omicron. Kompania rivale Moderna ka deklaruar se po punonte për një ridizajnim të vaksinës së saj COVID-19 për vaksinat e ardhshme përforcuese.