Një trup i pajetë është gjetur në një kanal me ujë në fshatin Mujalli të Fierit.
Trupi i pajetë është gjetur nga banorët të cilët kanë lajmuar policinë.
Kufoma është e dekompozuar e seksit mashkull ende e paidentifikuar.
“Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerrjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton paraprakisht policia.