Vendosni fjalën kyçe....

Jack Dorsey jep dorëheqjen si shef ekzekutiv i “Twitter”-it


Bashkëthemeluesi i “Twitter”-it Jack Dorsey do të largohet nga posti i shefit ekzekutiv të kompanisë.

Ai do të zëvendësohet nga zyrtari aktual kryesor teknik, Parag Agrawal.

Dorsey, i cili bashkëthemeloi “Twitter”-in në vitin 2006, ka shërbyer si CEO i rrjetit social dhe firmës së pagesave Square.

“Më në fund është koha që unë të largohem.”– shkroi ai në një deklaratë, duke thënë se kompania ishte “gati për të vazhduar përpara”.

Dorsey tha se kishte besim “të thellë” në zëvendësuesin e tij dhe se “Unë jam thellësisht mirënjohës për aftësinë, zemrën dhe shpirtin e tij. Është koha e tij për të udhëhequr.”

Agraëal iu bashkua firmës në vitin 2011 dhe ka qenë kreu i teknologjisë që nga viti 2017. Dorsey kishte qenë nën presion nga disa investitorë për të dhënë dorëheqjen vitin e kaluar. Çmimi i aksioneve të Twitter-it u rrit paksa pasi u shfaqën thashethemet për largimin e tij.

Si rezultat, tregtimi i aksioneve në bursë u ndërpre përkohësisht.

Lajmi për largimin e Dorsey-t u raportua për herë të parë nga CNBC të hënën. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi veçmas se kishte mësuar të njëjtën gjë derisa kjo u konfirmua më në fund nga kompania.