Naftëtarët e Ballshit kanë dalë mëngjsesin e sotëm në protestë para rafinerisë.
Ata kërkojnë shlyerjen e plotë të pagave të prapambetura. Protesta është shoqëruar me tensione duke bërë që para rafinerisë të mbërrijnë edhe tre furgonë me policë në ndihmë të kolegëve.
Kreu i sindikatës Sokol Dautaj, ka thënë se naftëtarët kanë kërkuar që në rafineri të mos kryhen punime derisa të gjendet një zgjidhje për pagat e prapambetura. Po kështu ai ka bërë thirrje që naftëtarët të mos provokohen.
‘Ne kemi pritur një zgjidhje ligjore. Naftëtarët nuk kanë pse provokohen. Dy kanë qenë pikat tona rifillimin e punës në rafineri, në të kundërt shteti të dalë dhe të thotë që kjo rafineri nuk ka të ardhme dhe kërkojmë zgjidhje ligjore, të na likuidohen lekët e prapambetura. Lekët i kemi fituar dhe janë me vendim të pa apelueshëm me urdhër sekuestro mbi rafinerinë e asetet e Armos. Të mos luhet me ne, kush e ka shitur e kush e ka blerë. Nëse Armo kalon inegzitente ku do të merren ato lekë. Naftëtarët kanë rreth 8 mln euro të papaguara. Të vijnë një orë e më parë e tu shpjegojnë se ç’po ndodh me pagat e prapambetura. Pa asnjë njoftim mbi shitjen apo blerjen e asetit nga palë të ndryshme në mënyrë provokative ka filluar punimet një kompani private në rafineri. Me vendim gjyqi dhe me urdhër përmbarimor, naftëtarët kërkojnë të mos veprohet në rafineri deri sa të ketë një zgjidhje ligjore. Këkrojmë të merren masa e të mos provokohen incidente të ndryshme nga persona që nuk kanë lidhje me këtë punë në rafineri.” – tha Dutaj