Vendosni fjalën kyçe....

Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë: Nuk jemi as grabitës as hajdutë, kemi mbi 8 milionë euro pa marrë


Naftëtarët e Ballshit kanë dalë përsëri në protestë paraditen e sotme.

Protestuesit janë mbledhur në ambientet e jashtme të rafinerisë së Ballshit, që sipas tyre është panifikuar për t’u ç’monutar. Ata kanë kërkuar që kjo të mos ndodhë por rafineria të vihet në punë.

Në një moment gjatë protestës nuk kanë munguar as konfrotimet mes protestuesve dhe rojeve të uzinës. Në lidhje me këtë, ka folur edhe kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj, i cili ka thënë se ka shpjeguar se mbrëmjen e kaluar kanë mbërritur në uzinë mjete për të bërë demontimin e rafinerisë. Gjë me të cilën ata nuk janë dakord.

“Situata është kjo që shikoni, ne kemi pritur një zgjidhje ligjore. Naftëtarët nuk kanë pse të provokohen në këtë lloj mënyrë. Ne kemi kërkuar që rafineria të vihet në punë dhe ne të punësohemi sërish aty por nëse shteti e vendos ndryshe të paktën të dalë në një njoftim zyrtar dhe të thotë që rafineria nuk do të vihet më në punë dhe të gjejë një zgjidhje mbi problemin e pagave të pa marra.

Naftëtarët kanë mbi 8 milionë euro të papaguara. Ne nuk dimë se kush i drejton forcat e policisë, ne kërkojmë vetëm mbrojtjen e rafinerisë duke kërkuar që të vihet në punë. Nuk dimë me cilin njoftim kanë ardhur për ta zgjidhur këtë punë.
Kemi kërkuar që ti jepet zgjidhje kësaj loje. Nëse nuk vihet dot në punë kjo rafineri atëherë të dalë një lloj zgjidhje përfundimtare. Nuk kemi asnjë lloj reagimi zyrtar por vetëm në rrugë informale kemi marrë informacione se kanë mbërritur mjete për të bërë çmontimin e rafinerisë.”- tha Dautaj.

 Lidhur me pagat e papaguara, një tjetër naftëtare është shprehur: “Ne nuk jemi as banditë as grabitës. Hajdutë janë ata që vijnë këtu fshehurazi gjatë natës për të ç’montuar rafinerinë. Ne kemi ardhur këtu të kërkojmë djersën tonë, nuk kërkojmë lëmoshë. Çfarë është ai 300 mijë lekësh në muaj? Pse në fasoneri po punojmë ne?”