Futja e tualeteve asnjanëse gjinore në shkollat skoceze nuk ka përfunduar siç shpresonin aktivistët, me vajzat në një shkollë që thuhet se kanë kundërshtuar t’i përdorin për shkak të sjelljes së keqe dhe vandalizmit nga djemtë.
Banjat gjinore asnjanëse po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në institutet arsimore skoceze.
Shkollat në Angus, Dundee, East Renfreëshire dhe Edinburgh kanë prezantuar të tilla dhe të gjitha ndërtesat e reja të shkollave fillore dhe të mesme në Edinburg së shpejti do të kenë tualete unisex.
Kjo lëvizje drejt neutralitetit gjinor mbështetet nga politikanët e Partisë Kombëtare Skoceze dhe nga Komisioni Skocez i Barazisë dhe të Drejtave të Njeriut, i cili paralajmëroi shkollat në vitin 2019 që të ofrojnë lehtësira të tilla për nxënësit me gjini asnjanëse.