Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e ish-kryetarit të Komunës Velipojë, policia jep detajet e para


Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen ku mbeti i plagosur ish-kryetari i Komunës Velipojë Pashko Ujka.

Policia thotë se plagosja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ujka 64-vjeç u plagos rreth orës 18:15 në lagjen “Vasil Shanto”.

Rreth orës 18:15, në  lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”-njofton policia.