Këshilli i qytetit austriak të Gracit votoi për të zgjedhur Elke Kahr si kryebashkiake të saj të mërkurën e shkuar, duke u bërë zyrtarisht liderja e parë komuniste e një qyteti të madh në Austri.
Kryetari i mëparshëm i Grazit, Siegfried Nagl, ishte anëtar i Partisë Popullore dhe kishte mbajtur postin për 18 vjet. Të mërkurën, këshilli i qytetit të Graz zgjodhi Kahr me 28 nga 46 vota.
Kahr është anëtare e Partisë Komuniste Austriake, e cila papritur fitoi zgjedhjet komunale në Graz, me 28.9% të votave, përpara Partisë Popullore të qendrës së djathtë, me 25.7%.
Graci është qyteti i dytë më i madh i Austrisë pas kryeqytetit, Vjenës, dhe qeveria e tij ka një sistem zgjedhor të përfaqësimit proporcional që lejon partitë me më shumë se 10% në qeveri.
Për dekada, Partia Komuniste ka qenë një forcë e rëndësishme politike në nivel lokal në Austri dhe vetë Kahr ka qenë anëtare e partisë për gati 30 vjet.Kahr është komunistija e parë që kryeson një qytet të madh austriak.
Kahr kishte shërbyer si këshilltare e Grazit për 16 vitet e fundit dhe ishte përfshirë në politikën e transportit për qytetin nga viti 2017 deri në zgjedhjen e saj si kryetare bashkie. Ajo ka qenë e njohur si e apasionuar pas strehimit dhe politikës sociale.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani