Deputeti Agron Shehaj në emisionin “Të Paekspozuarit” u pyet mbi takimin që ka zhvilluar me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë gjatë kohës kur zhvillonte garën për kreun e PD-së.
Shehaj u pyet nëse Ambasadorja Kim i kërkoi të distancohej nga Sali Berisha.
Shehaj tha se Ambasadorja nuk i ka kërkuar që të distancohet nga Berisha. Ai theksoi se takimi me Kim e ka dëmtuar me demokratët në fushatë
“Në asnjë mënyrë nuk ma ka kërkuar. Kush fshihet pas ambasadores amerikane, nuk është korrekt në raport më demokratët dhe me votuesit. Mua nuk ma ka kërkuar. Unë jam i bindur, është e qartë se takimi me Yuri Kim, më ka dëmtuar me demokratët në fushatë. Por unë u tregova luajal. Nuk ka asgjë të keqe të takoj ambasadoren Kim. Ai që nuk u tregua i sinqertë ishte Basha, që për këtë çështje, bëri sikur mbajti anën e Berishës. Pa mbështetjen, apo me heshtjen e zotit Berisha, nuk fitonte.
Kur zgjidhesh, me ndihmën edhe indirekte, me heshtje, sepse demokratët i kishin sytë nga zoti Berisha. Duke e ditur se u zgjodh me këtë ndihmë dhe mbështetje, edhe sikur të ishte i detyruar për vendimin, duhet të jeptë dorëheqjen”-deklaroi Shehaj.