Shirat e dendur e bora kanë përfshirë një pjesë të vendit.
Megjithatë sipas ARRSH-së të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme. Në njoftim thuhet se ka pasur rënie gurësh e inertesh në disa rrugë, por janë pastruar.
Po kështu u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes, të ecin me shpejtësi të zvogëluar si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Njoftimi i ARRSH-së
“Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë si në: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve Të gjitha akset janë të kalueshme Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.”