Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti i fuqishëm 7.5 ballë trondit Perunë (Video)


Peruja u godit nga një tërmet me magnitudë 7.5 të dielën, me vendasit të frikësuar që postuan video në internet të shtëpive të tyre duke u lëkundur. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 40 kilometra nga qyteti Barranca në pjesën veriore të vendit, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Nuk ka ende raporte për ndonjë vdekje apo shkatërrim të madh të shkaktuar nga fatkeqësia, e cila ndodhi në një zonë me popullsi të rrallë në pyjet tropikale të Amazonës.

Thellësia e konsiderueshme e tërmetit, rreth 100 kilometra (60 milje), e ka ulur gjithashtu ndikimin e lëkundjeve, por ato u ndjenë deri në kryeqytetin e vendit Lima, që është rreth 200 kilometra larg nga Barranca, si dhe në Ekuador e Kolumbi.

Pavarësisht se tërmeti goditi zonën bregdetare, nuk kishte rrezik për cunami, tha Sistemi i Paralajmërimit të Tsunamit në SHBA.

Peruja ndodhet në të ashtuquajturën ‘Unaza e Zjarrit’,  një hark vullkanesh dhe tërmetesh në Oqeanin Paqësor, i cili përbën rreth 85% të aktivitetit sizmik në planet.