Vendosni fjalën kyçe....

U gjet i dekompozuar në kanalin me ujë në Fier, policia: Kufoma i përket një 70-vjeçari të zhdukur prej 1 muaji


Policia ka dhënë informacionin e detajuar mbi trupin e dekompozuar të gjetur pasditen e sotme në fshatin Mujalli në Fier.

Sipas policisë trupi i përket një 70 vjeçari i cili është denpncuar në Polici si i larguar nga banesa një muaj më parë.

Nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, u bë identifikimi i shtetasit i cili u gjet i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli, shtetasi S. P., 70 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Gjatë kqyrjes paraprake nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit S. P. nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim”-njofton policia.