Vendosni fjalën kyçe....

U merrte para shoferëve për të parkuar makinat në parkim publik, arrestohet 31-vjeçarja në Durrës


Një grua është arrestuar nga Policia e Durrësit për veprën penale të “Mashtrimit”, pasi dyshohet se u merrte para qytetetarëve që parkonin mjetet e tyre në Parkim Publik.

Sikurse bëhet me dije në njoftimin e Policisë, gruaja 31-vjeçare është kapur në flagrancë, në lagjen nr.1 të qytetit duke u marrë para drejtuesve të mjeteve që parkonin në parkim publik.

Ndërkohë në një tjetër rast, është proceduar penalisht dhe është gjobitur gjithashtu me 10 milionë lekë një tjetër grua me inicialet E.S., e cila ka mbajtur hapur lokalin e saj jashtë orarit të lejuar.

Ajo nuk i është bindur urdhrit të policisë për mbylljen e lokalit, të cilin e mbante hapur gjatë orës policore.

Njoftimi i policisë:

Procedohet penalisht dhe administrativisht një shtetase që mbante hapur lokalin e saj, me muzikë, gjatë orës policore, dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u procedua penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasja E. S., banuese në Durrës, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për mbylljen e lokalit që e mbante hapur, me muzikë, gjatë orës policore.

Gjithashtu, për këtë shtetase është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për ushtrim aktiviteti në kundërshtim me Aktin Normativ.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasi M. P., 31 vjeç, pasi është kapur në flagrancë, në lagjen nr.1, në vendin e quajtur “Pishinat e qytetit”, duke u marrë para drejtuesve të mjeteve që parkonin në parkim publik.

Specialistet e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.