Vendosni fjalën kyçe....

Universiteti amerikan po studion tre mjekime ekzistuese si kura të mundshme ndaj pandemisë


Studiuesit e Universitetit ‘Vanderbilt e Duke’ po vazhdojnë të rekrutojnë pjesëmarrës në një studim që teston Ivermectin dhe dy ilaçe të tjera si trajtime të mundshme për Covid-19.

Ivermectin, i miratuar prej kohësh si një ilaç kundër parazitëve për njerëzit dhe kafshët, është promovuar shumë nga disa si një trajtim efektiv i koronavirusit, pavarësisht nga kërkimet ekzistuese që nuk e mbështesin pretendimin. Si pjesë e një përpjekjeje për të marrë më shumë të dhëna me cilësi të lartë mbi potencialin e ilaçit për Covid-19, studiuesit e ‘Vanderbilt e Duke’ po kryejnë studimin e vazhdueshëm ACTIV-6, studimi i gjashtë nga programi i financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.

Studimi filloi në prill dhe shtoi Ivermectin si një ilaç kandidat i ripërdorur në gusht. Studiuesit po vazhdojnë të kërkojnë deri në 15,000 pjesëmarrës me Covid-19 të butë deri në mesatar për të marrë pjesë në ACTIV-6, me mesazhe rekrutimi që postohen shpesh në mediat sociale. Studimi po kryhet nga distanca, me çdokush në SHBA që është mbi 30 vjeç, që ka rezultuar pozitiv për COVID-19 në 10 ditët e fundit dhe ka përjetuar të paktën dy simptoma të sëmundjes, që kualifikohen për të marrë pjesë.

Përveç Ivermectin, studimi po teston gjithashtu Fluticasone dhe fluvoxamine, një antidepresant i shitur me emrin e markës Luvox. Pjesëmarrësve u dërgohet një nga tre barnat me postë dhe u kërkohet të përgjigjen në një seri pyetësorësh gjatë 90 ditëve.