Deputeti i PS-së, Bujar Çela, ka thënë sot se figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul pasi ai ka kontribute në luftë dhe se ai nuk e harron historinë nga ku ka ardhur vendi.
Në një deklaratë për mediat, deputeti shtoi se vendi nuk gjeti një udhëheqës tjetër për të drejtuar luftën ndaj pushtetuese.
Një ditë më parë, Çela shkaktoi debate pas një postim në grupin në WhatsApp të Komisionit të Sigurisë, pasi uroi 28-29 nëntorin me një foto të Enver Hoxhës.
“Unë pres pyetje të tilla, sepse i përkas atyre që e njohin luftën dhe mendoj që figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe ai kontribute, përderisa ne nuk kemi gjetur një udhëheqës tjetër që e ka udhëhequr luftën. Po të jetë se ka një person që pretendon se gjyshja apo gjyshi i tyre ka udhëhequr këtë luftë të shprehet. Historianët janë aty, letrat janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq, kriminela, këto fakte janë nga më të ndryshëm, që nga Balli Kombëtar, Legaliteti. Në atë komision ka nipër të Isa Toskës. Unë nuk e harroj historinë nga ku kemi ardhur ne sot.” – tha Çela.