Vendosni fjalën kyçe....

Barbados lë monarkinë, kthehet zyrtarisht në Republikë


Barbados e ka hequr zyrtarisht mbretëreshën Elizabeth II nga posti i kreut të shtetit dhe është bërë republika më e re në botë.

Në një ceremoni të mbajtur mbrëmjen e kaluar në kryeqytetin Bridgetown, Dame Sandra Mason u betua si presidente.

Princi i Uellsit dhe këngëtarja Rihanna morën pjesë në këtë event, që përkon dhe me 55-vjetorin e pavarësisë së vendit.

Në një fjalim, Princi Charles pranoi “mizorinë e tmerrshme të skllavërisë” që kishte përjetuar ishulli i Karaibeve.

Epoka e re për Barbados i jep fund shekujve të ndikimit të Britanisë në ishull. Për të shënjuar ndryshimin zyrtar të pushtetit, u bë një përshëndetje e fundit për monarkinë britanike dhe flamuri mbretëror u ul dhe u zëvendësua.

Presidentja Dame Sandra Mason