Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19 në Kosovë/ Rriten rastet me virusin, regjistrohet 1 viktimë


Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 8 raste të reja me koronavirus nga 1 miëj 098 testime të kryera gjithsej. Ndërkohë një qytetar ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Duket se ka një rritje të rasteve pasi një ditë më parë u regjistruan vetëm 2 të infektuar në Kosovë ndërsa sa i përket viktimave, prej disa ditësh me radhë nuk kishte fatalitete derisa sot u regjistrua një i vdekur.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

30 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës.

Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.098 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.787.                      

Në total numri i rasteve aktive është 320

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!