Vendosni fjalën kyçe....

Agjenti i Lewandowskit: “Topi i Artë 2021” nuk i përket Messit por klientit tim


Përfaqësuesi i Robert Lewandowskit, Pini Zahavi, thotë se Lionel Messi nuk e meritonte të fitonte trofeun e tij të shtatë të “Topit të Artë”.

Lewandowski u shpërblye me vendin e dytë në ceremoninë e mbrëmshme në Paris, por nuk u largua duarbosh nga Franca pasi mori dhe çmimin “Sulmuesi i Vitit” si një ngushëllim i vogël për përpjekjet e tij.

Lewandowski kishte shënuar 54 gola në 45 ndeshje për klubin dhe kombëtaren në vitin kalendarik në tetor kur përfundoi votimi për Topin e Artë. Ndërkohë, Messi kishte arritur 40 gola në 49 paraqitje, por ishte triumfi i tij në Kupën e Amerikës me Argjentinën që e ndihmoi atë të kalonte Lewandowski-n dhe të merrte çmimin prestigjioz, i cili votohet nga kapitenët ndërkombëtarë, menaxherët dhe një grup i zgjedhur gazetarësh.

Tani agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi, e ka kritikuar triumfin e Messit, duke pretenduar se ishte klienti i tij Lewandowski ai që duhet ta kishte marrë çmimin në shtëpi.

Ai tha për TZ: “Urime të mëdha për Messin: një lojtar mbresëlënës dhe një legjendë e përjetshme e futbollit, por Topi i Artë 2021 nuk i përket atij. Jo këtë herë. Topi i Artë i përket Robert Lewandowskit”.

Më pas ai shtoi: “Roberti nuk u grabit, por ai është njeriu që e meriton. Nuk është çudi që qindra miliona tifozë e kanë të vështirë të besojnë rezultatin përfundimtar të kësaj ngjarje prestigjioze futbolli. Mbrëmja e së hënës duhet të kishte përfunduar me Robertin që festonte Topin e Artë të tij të parë”.

Messi vetëm duket se ishte pjesërisht dakord, pasi ka deklaruar se Lewandowski e meritonte të fitonte çmimin e vitit 2020 që nuk u mbajt nga FIFA për shkak të COVID-19.