Vendosni fjalën kyçe....

Arqipeshkvi i ri, Imzot Arjan Dodaj mesazh politikës shqiptare: Ta dëgjojnë më shumë ndërgjegjen tonë dhe zërin e Zotit


Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i ri i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës ka dhënë mesazhe për politikën shqiptare pas emërimit në detyrën e re, duke u shprehur se politikanët duhet të dëgjojnë ndërgjegjen e njerëzve dhe zërin e Zotit.

“Politika shqiptare ka nevojë për të zbuluar në vetvete ekzistencën e zotit. Mesazhi është që ta dëgjojnë më shumë ndërgjegjen tonë dhe zërin e Zotit. Feja dhe besimi janë arsye shprese, Jezusi na jep atë shpresë që na mungon.”- tha Imzot Arjan Dodaj në një prononcim për “News 24”.

Ditën e sotme, Papa Françesku ka emëruar Arjan Dodajn si Arqipeshkvin e ri të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, kjo pas dorëheqjes së Imzot George Frendos.

Imzot Dodaj u shpreh se për të emërimi ishte një surprizë për të:”Ka disa ditë që më është lajmëruar emërimi im, unë preferova që në festën e Shën Andreas të bëj publik këtë vendim. Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend ure midis lindjes dhe perëndimit, ne kemi unitetin dhe harmoninë fetare.”