Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen katër të rinj në Korçë e Pogradec, po transportonin shtatë emigrantë


Katër persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm në rrugën Korçë-Pogradec, pranë fshatit Podgorie.

Sipas bluve dyshohet se ata kishin marrë nga 400 euro për person për t’i ndihmuar ata që të shkojnë në vendet e BE-së. Në pranga kanë rënë J.D., 18 vjeç e R.P., 20 vjeç, banues në Korçë.

Në Pogradec janë ndaluar E.M., 20 vjeç e J.H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mjetin mjetin tip ‘Benz’ po transportonin tre emigrantë të paligjshëm.