Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të Presidentit Ilir Meta se “kryedemokrati iu ul në gju për të anuluar zgjedhjet lokale 2019’.
Basha tha se Meta gënjen dhe ai e di shumë mirë se kush i kërkoi anulimin e zgjedhjeve por nuk tregoi personin apo zyrtarin që e ka bërë një kërkesë të tillë duke i bërë thirrje Presidentit që të thotë të vërtetën.
“Janë mashtrime dhe gënjeshtra. Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të qershorit. Jam në dijeni, por është në nderin e tij të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën. S’jam zëdhënësi i Metës të them kush ia kërkoi… është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar”, tha Basha.
Futja e Metës në fushatë sipas Bashës ishte shkatërrimtare për LSI dhe me kosto për PD.
“S’kam hapur front me Metën. Jam pyetur për episode të caktuara dhe kam thënë mendimin tim, gjërat që kam thënë me diplomaci do i them troç. Është e pamohueshme në PD dhe LSI që futja e Metës në fushatë, mënyrën si u fut në fushatë ishte shkatërrimtare për fushatën e LSI dhe me kosto për PD”, tha ai.