“Kam marrë vendimin me kostot më të larta personale për hir të demokratëve”- deklaroi Kreu i PD-së Lulzim Basha në rubrikën “Radari Informativ” në Abc News lidhur me vendimin për pezullimin nga grupi parlamentar të Sali Berishës.
I pyetur nëse “I beson akuzave të Departamentit Amerikan të Shtetit”, Basha u shpreh “nuk kam ndërmend të pështyj në 16 vite bashkëpunim. Ajo që ka ndryshuar është domosdoshmëria e ruajtjes së partneritetit me aleatin strategjik”.
Më tej kryedemokrati insistoi se nuk do komentojë asnjëherë vendimin e SHBA-ve për Sali Berishën.