Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me ambasadorin gjerman Peter Zingraf. Mësohet se ata kanë biseduar mbi punën në Parlament, procesin e reformave dhe integrimin në BE.
Sikurse bëhet me dije në një postim të Ambasadës Gjermane, në takim është diskutuar gjithashtu mbi çështe të institucioneve brenda PD-së.
“Ambasadori Zingraf u takua sot me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe drejtuesin e opozitës Lulzim Basha në vazhdën e shkëmbimeve periodike të informacionit.
Temë e bisedës ishin ndër të tjera puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen.”- thuhet në njoftim.