Vendosni fjalën kyçe....

Deklaratat kryesore të Bashës- Nga situata në PD te përgënjeshtrimi i Berishës dhe Metës


Kryetari i PD-së Lulzim Basha duket se ka ndryshuar strategji në marrëdhëniet me publikun.

Nga heshtja gati hermetike pas humbjes së zgjedhjeve dhe drejtimi për publikun vetëm për përjashtimin e Sali Berishës vetëm një ditë para hapjes së sezonit të ri parlamentar, Lulzim Basha ka ndryshuar kurs 180 gradë në raportin me mediat duke u përballur edhe me deklaratat kundër tij sidomos nga kampi opozitar.

Pas konfliktin me Berishën tashmë Basha ka ndezur edhe një konflikt me LSI-në dhe Presidentin.

Në një intervistë në studion e “Radarit Informativ” në Abc News, Basha e përqendroi fokusin e drejtimit të mesazheve drejt përgënjeshtrimit të deklaratave të hedhura ndaj tij nga Presidenti Ilir Meta dhe Sali Berishën.

Përgënjeshtrimet

Basha iu përgjigj deklaratave të Presidentit Ilir Meta se “kryedemokrati iu ul në gju për të anuluar zgjedhjet lokale 2019’.

Basha tha se Meta gënjen dhe ai e di shumë mirë se kush i kërkoi anulimin e zgjedhjeve por nuk tregoi personin apo zyrtarin që e ka bërë një kërkesë të tillë duke i bërë thirrje Presidentit që të thotë të vërtetën.

Janë mashtrime dhe gënjeshtra. Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të qershorit. Jam në dijeni, por është në nderin e tij të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën. S’jam zëdhënësi i Metës të them kush ia kërkoi… është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar”, tha Basha.

Ndërsa për deklaratat e Berishës se nuk ka denoncuar Suel Çelën Basha tha se e ka bërë që nga viti 2015.

Denoncimet e mia ndaj Suel Çelës datojnë që nga viti 2015. Kam thënë që kurrë nuk mund ta besoj. Suel Çelën e kam përmendur që nga 2015 deri te presionet para 25 prillit. Këta janë ushtarët e Edi Ramës. Janë autorë dhe ekzekutorë të masakrës zgjedhore. Kam thënë që është në nderin e Berishës të distancohet tani që faktet janë bërë publike. Që demokratët, që gjithë Elbasani e ka marrë vesh. Janë përfshirë në marrjen peng deri në krerët e grup seksioneve në kullën e tij te tregu”, u shpreh kreu i PD.

Basha gjithashtu përgënjeshtroi deklaratën e përsëritur të Berishës se i ka kërkuar dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve në 2017.

Jo, nuk është i vërtete si shumica për fat të keq të gjërave dhe në kuadër të asaj që ju thash më përpara  është mentaliteti i vjetër, mentaliteti i regjimit që kemi lënë pas dhe pastaj i kundër reagimit”-tha Kryedemokrati.

Kur do e japë Basha dorëheqjen?

Basha theksoi se një kryetar partie duhet të japë dorëheqjen pa kthim kur humbet zgjedhjet por aman kur ato zgjedhje janë të lira theksoi kryedemokrati, duke nënkuptuar se Berisha meqenëse dha dorëheqjen nuk duhet të kandidojë më për PD-në.

“Detyra ime jo vetëm si kryetar i opozitës por edhe si brez i ri në politikë është të flas për fundin e tranzicionit. Ky mentalitet duhet të marrë fund. Jam i bindur që një kryetar që jep dorëheqjen nuk duhet të garojë më. Sepse kur jep dorëheqjen nuk është një fjalë goje. Kthimi prapë është akt mashtrimi publik. Dorëheqje pa kthim po. Statutin nuk e vendos unë por Kuvendi. Kuvendi ka vendosur që kjo të mos jetë në statut. Mendimi im është ky. Një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet të humbë një kryetar që të duhet të japë dorëheqjen.

“Nëse ka zgjedhje të lira dhe të ndershme apo nëse je vetë në qeveri dhe i humb ato zgjedhje pa diskutim duhet të japësh dorëheqjen. Zgjedhjet nuk i jep tregu, lagja, të rinjtë që largohen nga vendi, dëshpërimi, kriza ekonomike. Kur në raportin e ODHIR thuhet se shteti nuk garanton lirinë e votës a mund të flasim për zgjedhje të lira. Është drama për të cilën sot po paguajnë faturën familjet shqiptare. Me këtë përgjegjësi po ju them sot se nëse nuk do kisha konstatuar masakrën zgjedhore, vendimi im do ishte dorëheqja, Në kushtet ku jemi ne dorëheqja do ishte akt burracak”, deklaroi Lulzim Basha.

Situata në PD

Basha bën me faj Berishën për krijimin e situatës në PD, pasi sipas tij ai nuk po zbaton Statutit dhe por krijon një parti paralele.

“Dua ta shpjegoj për qytetarët që PD vepron në bazë të disa rregullave si një parti demokratike. Nuk ka parti paralele, një PD këtu dhe një PD ku t’i teket dikujt tjetër. Nuk ka statute apo Kuvende paralele. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh me 11 Dhjetor se PD e ka Kuvendin me 18 Dhjetor. Strukturat e PD kanë qenë gati duke pritur dorëzimin e kërkesave. Nuk ka ndodhur. Dhe për t’iu përgjigjur interesit qoftë edhe të 5 demokratëve se nuk e dimë sa janë se janë të mbyllur në kasafortë, vendosëm thirrjen e Kuvendit me 18 Dhjetor.

Unë vij sot nga takime me dhjetëra demokratë që i kam të përditshme. Unë konsideroj edhe zërin e një demokrati të vetëm. E rëndësishme është të kuptohet që vullneti politik i demokratëve kanalizohet përmes statutit nga vota e tyre. Kjo ka ndodhur sa herë kemi pasur Kuvende dhe do të ndodhë edhe më 18 Dhjetor”-tha Basha.

Basha tha se Berisha po përpiqet ta instrumentalizojë Partisë Demokratike në emër të interesave të tij personale.

“Shqiptarët sot masivisht dynden drejt Europës për cilësinë e jetës dhe pavarësisht gjithçkaje shqiptarët duan të bëhen pjesë e BE.  Është hera e parë që me qëndrimet dhe komunikimin tim po vendos një standard si duhet të sillet në shekullin XXI një politika që synon të udhëheqë vendin drejt Europës.

Duhet të diferencoj mes tre gjërave të ndryshme, ata që flasin në emër të demokratëve, demokratët e pakënaqur që kërkojnë ndryshimin, ata duan të dinë ku do ta çojmë Shqipërinë përballë një regjimi si i Lukashenkos dhe atyre që duan ta instrumentalizojnë PD për arsye personale si Zoti Berisha”-u shpreh Basha./ Hashtag.al