Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka treguar se është larguar një investitor nga Kosova. Sipas tij, një investitor potencial për të investuar në Vushtrri, me 110 milionë euro në energji me erë. Një reagim të tillë e ka bërë edhe ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Njohësi i ekonomisë dhe ish-kryetari i Odes Ekonomike, Safet Gërxhaliu ka thënë se një investitor ka ikur nga Kosova dhe ka shkuar për të investuar në Maqedoninë e Veriut.
Gërxhaliu ka deklaruar se investitori francez “Akou Energy” ka qenë i interesuar për investime në Kosovë, por procedurat janë vonuar dhe i njëjti po investon tani në Maqedoni të Veriut.
Sipas tij, plani i “Akou Energy” ishte për një investim 110 milionë euro në Kosovë, ndërsa tani po investon 220 milionë euro në Maqedoni të Veriut dhe kjo për shkak të procedurave burokratike.
“Dallimi, Maqedonia e Veriut i kreu procedurat për 1 muaj, duke i dhënë statusin Investitor Strategjik Akou Energy nga Franca, Qeveria e Kosovës nuk po arrin t’i kryejë të njejtat procedura për më shumë se 3 vite. Prandaj ikin investitorët nga Kosova e shkojnë në vendet fqinje”.
Si largohen investitorët potencial nga Republika e Kosovës, thuhet në njoftimin e i Safet Gërxhaliut:
“Akou Energy investitor francez në Maqedoninë e Veriut po investon 220 milion € njofton KM Zaev i Maqedonisë. Në Kosovë, i njëjti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lart në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investojë 110 milion € në energji me erë në projektin Çyçavica Wind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë. Dallimi, Maqedonia e Veriut i kreu procedurat për 1 muaj, duke i dhënë statusin Investitor Strategjik Akou Energy nga Franca, Qeveria e Kosovës nuk po arrin t’i kryejë të njëjtat procedura për më shumë se 3 vite. Prandaj ikin investitorët nga Kosova e shkojnë në vendet fqinje”.
Një reagim të tillë e ka bërë edhe ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Në një shkrim në Facebook, Tahiri, ka thënë se investitori ka 3-4 vite që po endet poshtë e lart në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investojë 110 milionë € në energji me erë në projektin Çyçavica Wind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë. /Fatos Shala
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor