Vendosni fjalën kyçe....

Jeta në kufirin SHBA-Meksikë pas betejës së Alamos, foto e rralla me ngjyra dalin në ankand


Kaubojët me armë, ndërtesat e shpuara nga plumbat dhe familjet e kufirit janë sjellë në jetë në një seri fotografish të zbuluara nga Perëndimi i Egër në vitet 1870.

Fotografitë i përkasin periudhës së ‘Billy the Kid’ dhe ‘Jesse James’, tregojnë realitetet e jetës mes pushkatarëve dhe banditëve me kapelet e tyre Stetson në Teksasin jugperëndimor.

Imazhet magjepsëse tregojnë gjithashtu një nga fotografitë më të hershme të Alamos, vendi i betejës madhore të vitit 1836 që mori jetën e heronjve popullorë Davy Crockett dhe James Bowie.

Fotot janë marrë nga shtëpia britanike e fotografisë Valentine & Sons nga Dundee, Skoci, e krijuar nga James Valentine, i cili vdiq në 1879 dhe ndihmoi në popullarizimin e kartolinave me foto pasi iu dha një urdhër mbretëror nga Mbretëresha Victoria.

Koleksioni prej 25 diapozitivësh pritet të shitet për 1500 stërlina.