Skuadra e Juventusit ka kthyer interesimin për Jorginhon.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit nga Torino i kanë bërë me dije lojtarit se synojnë ta rikthejnë në Serie A.
Jorginho ka kontratë deri në vitin 2023 dhe nuk ka nisur ende bisedimet për vazhdimin e kontratës.
29-vjeçari është pjesë e Chelseat që nga viti 2018 kur u transferua nga Napoli.