Vendosni fjalën kyçe....

Mikrorobotët mund të japin përparësi të mëdha në luftën kundër kancerit (Video)


Jemi në majë të një revolucioni në nanoteknologji.

Studiuesit krijuan një mënyrë të re për të lëvizur barnat e kimioterapisë në vendin e qelizave të kancerit me mikrobot, sipas një studimi të fundit të botuar në revistën ACS Nano.

Kjo mund të përmirësojë ndjeshëm trajtimin e kancerit sepse mundëson injektimin e drejtpërdrejtë të kimioterapisë në qelizat kancerogjene.

Sot, shumica e pacientëve të regjistruar në trajtimin e kimioterapisë marrin ilaçe që vrasin kancerin ose nëpërmjet gojës ose me injeksion ne vena.

Por të dyja metodat vijnë me efekte anësore të padëshirueshme. Metoda e re mund t’i zvogëlojë këto. Krijesa të tilla të vogla udhëhiqen drejt qëllimit të tyre (në këtë rast, qelizat e kancerit) nëpërmjet magneteve dhe çlirojnë ngarkesën e barit sapo të hyjnë në mjedisin acidik që rrethon menjëherë tumorin.

Të përbërë nga hidrogel të printuar 3D në formën e kafshëve të ndryshme (duke përfshirë një flutur, gaforre dhe peshk), krijesat e vogla robotike kanë boshllëqe në brendësi ku inxhinierët mund të mbushin grimcat.