Vendosni fjalën kyçe....

Protestuan në mbrojtje të rafinerisë, shoqërohen në polici disa nga naftëtarët e Ballshit


Naftëtarët e Ballshit që protestuan ditën e sotme janë shoqëruar nga policia.

Ata do të merren në pyetje për tubimet e zhvilluara përgjatë ditëve të fundit.

Raportohet se naftëtarët kanë prishur derën e rafinerisë në momentin kur kanë tentuar të kalojnë përmes saj duke kundërshtuar shërbimet e ruajtjes së këtij subjekti.

Sipas naftëtarëve një kompani private ka nisur punë në uzinë. Ata sot kishin paralajmëruar se do hynin brenda, por dy fugonë policie kanë hyrë në rafineri për ti ndaluar.