Vendosni fjalën kyçe....

Stuhi të fuqishme godasin Stambollin, 4 të vrarë e 19 të plagosur (Video)


Të paktën katër persona u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën – disa në gjendje të rëndë – pasi moti i keq goditi qytetin turk të Stambollit të hënën, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Sipas një deklarate nga zyra e guvernatorit, një shtetas i huaj dhe tre shtetas turq kanë vdekur, ndërsa tre nga 19 të plagosurit mbeten në gjendje të rëndë.

“Ne lutemi për mëshirën e Zotit për ata që kanë humbur jetën, duke u dërguar ngushëllime të afërmve të tyre dhe duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve”, thuhet në deklaratë.

Stambolli është duke u përballur me mot të keq që nga orët e para të së hënës, me mediat sociale të mbushura me video të tmerrshme të çatisë së prerë nga era, ndërtesave të shkatërruara, pemëve të rrëzuara, makinave të përmbysura dhe mbeturinave fluturuese.

Ngushtica e Bosforit është mbyllur për trafikun detar dhe shërbimet e trageteve janë pezulluar.

Stuhia ka shkaktuar gjithashtu anulimin e disa fluturimeve për në Stamboll.

Raportime për dëme kanë ardhur edhe nga rajone të tjera të vendit, me paralajmërime për stuhi që mbeten në fuqi edhe të martën.