Suedia ka emëruar anëtarin e saj të parë transgjinor të qeverisë. Lina Axelsson Kihlblom është emëruar ministre e Arsimit të lartë dhe Kërkimit.
51-vjeçarja u emërua të martën nga kryeministrja Magdalena Andersson, liderja e parë grua e Suedisë.
Kihlblom përshkroi rrugën e saj drejt ndryshimit të gjinisë në një intervistë të vitit 2018 për revistën Icakuriren.
“Ndoshta nuk isha më shumë se tre vjeç kur u bë e qartë për mua se isha krijuar gabim. Kam foto të miat si fëmijë duke qëndruar lakuriq me takat e larta të nënës sime dhe sytjena rozë.”– tha Kihlblom, citon RT. Ajo zbuloi në një libër të vitit 2004 se i ishte nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë.
Ajo e përfundoi tranzicionin e saj gjinor kur ishte 25 vjeç, pas pesë vitesh trajtim mjekësor, duke thënë se vetëm atëherë mund të ishte më në fund vetvetja dhe pretendonte se jeta para 25-ve nuk ekzistonte.
Si ministre e arsimit, Kihlblom, e cila më parë shërbeu si drejtoreshë e shkollës fillore në Haninge dhe drejtuese e administratës në komunën Nynäshamn, tha se ajo planifikon të riparojë sistemin e arsimit të lartë për ta bërë atë më të orientuar nga studentët. Ajo është gjithashtu një avokate e trajnuar.
Mandati i Kihlblom mund të jetë i shkurtër, pasi zgjedhjet e reja të përgjithshme priten të mbahen në shtator 2022.