Vendosni fjalën kyçe....

U vendosi tarifa klientëve të vdekur, gjobitet banka në Australi


Një nga bankat më të mëdha të Australisë, Westpac, ka kërkuar falje publike dhe ka pranuar të paguajë miliona dollarë, pas skandalit të tarifave të vendosura për njerëzit e vdekur.

Banka e tretë më e madhe e vendit do të paguajë 81 milionë dollarë (ose 113 milionë dollarë australianë) gjoba dhe do të dorëzojë 57 milionë dollarë si kompensim për klientët e saj përveç gjobës.

Sipas Komisionit Australian të Letrave me Vlerë dhe Investimeve (ASIC), kjo bankë vendosi rreth 7.2 milionë dollarë tarifa brenda një periudhe 10-vjeçare për gati 11 mijë nga “klientët e saj të vdekur për shërbimet e këshillimit financiar që nuk u ofruan për shkak të vdekjes së tyre” dhe shpërndau politika të dyfishta sigurimit për më shumë se 7000 klientë.

Gjigandi bankar u akuzua gjithashtu se kishte dështuar të siguronte që shërbimet financiare të ofroheshin në mënyrë efikase, të ndershme dhe të drejtë në të gjitha rastet, përveç atij të supersigurimeve dhe borxhit në shitje. Rregullatori vlerësoi se të paktën 25 mijë klientë u ngarkuan më shumë se 5 milion dollarë në tarifa që nuk ishin zbuluar në mënyrë adekuate.

Rregullatori australian nisi në të njëjtën kohë gjashtë padi kundër bankës për “dështime sistematike” në të gjithë sektorin bankar dhe të menaxhimit të pasurisë së Westpac, si dhe biznesin e sigurimeve, i cili u shit në gusht.