Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky çon në parlament ligjin që lejon ushtritë e huaja në tokën ukrainase


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paraqitur një projektligj në parlamentin e vendit që, nëse miratohet, do të lejojë forcat e armatosura të huaja të hyjnë në vend si pjesë e stërvitjeve shumëkombëshe në vitin 2022.

Projektligji vjen pasi tensionet rriten në kufirin midis Ukrainës dhe Rusisë, me media të shumta perëndimore që sugjerojnë se një konflikt është afër.

Moska është akuzuar se po përgatitet për luftë. Sipas legjislacionit ukrainas, çdo lloj formacioni ushtarak që nuk është shkruar në ligjin e vendit është i ndaluar të hyjë. Bazat e huaja ushtarake nuk lejohen në Ukrainë. Prandaj, trupat e huaja mund të hyjnë vetëm pasi të miratohet legjislacioni i posaçëm dhe kjo duhet bërë për çdo rast.

Ukraina organizon rregullisht stërvitje ushtarake me vende të huaja, shumica e të cilave janë anëtarë të NATO-s. Në vitin 2021, forcat e armatosura të vendit zhvilluan lojëra luftarake me ushtarë amerikanë, rumunë, polakë dhe britanikë.