Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se përdhunoi mbesën, arrestohet 50-vjeçari në Durrës


Policia e Durrësit ka arrestuar sot një 50-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale kundra dëshirës.

Sipas policisë, personi me inicialet F. B., dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27-vjeçare kundër dëshirës së saj.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. B., 50 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari’, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj.”– thuhet në njoftimin e Policisë.