Aktori Alec Baldwin ka mohuar se ka tërhequr këmbëzën e armës në xhirimet e filmit të tij ‘Rust’ në një intervistë të parë televizive që nga incidenti fatal që vrau kineasten Halyna Hutchins.
“Këmbëza nuk u tërhoq. Unë nuk e tërhoqa këmbëzën”, tha Baldwin në një intervistë për ABC-së të mërkurën.
“Pra, nuk e keni tërhequr kurrë këmbëzën?”,-pyeti gazetari.
“Jo, jo, jo, jo. Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën askujt dhe do të tërhiqja këmbëzën drejt tij, kurrë,” u përgjigj Baldwin.
I pyetur se çfarë mendonte se kishte ndodhur, Baldwin tha: “Nuk e kam idenë. Dikush vendosi plumb të vërtetë në armë. Një plumb që as që supozohej të ishte në sheshxhirim.”