Një baba në Tiranë kërkon vajzën e tij 24-vjeçare e cila është zhdukur prej disa ditësh. Mësohet se babai ka kallëzuar në polici se e bija është kthyer prej katër ditësh nga Italia, por nuk ka shkuar në banesë.
Kështu tre ditë më vonë, në datën 30 nëntor babai vendosi të bënte kallëzimin në Polici.
“Më datë 30.11.2021, rreth orës 09:30, shtetasi G. M. ka kallëzuar së më datë 27.11.2021 ka ardhur nga Italia, vajza e tij, shtetasja Xh. M., 24 vjeçe, por nuk është kthyer në banesën në Shqipëri.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”- thuhet në njoftimin e Policisë.