Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu e ka cilësuar Sali Berishës si armën e shqiptarëve për të rikthyer pluralizmin.
Balliu e bëri deklaratën ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” Në Top News teksa ndodhej në Tropojë në “Foltoren” që organizoi Berisha atje.
Ish-deputeti tha se demokratët duan rikthimin e Berishës për të shpëtuar nga regjimi i Ramës dhe Bashës.
“Atmosfera është e jashtëzakonshme. Ka qenë një pritje e jashtëzakonshme. Me qindra makina të demokratëve i kanë dalë përpara. Pritja është e jashtëzakonshme. U vërtetua dhe rifaktuar, se në mënyrën më absolute, Sali Berisha është lideri i vetëm i PD-së dhe demokratëve.
Është lideri historik dhe sot demokratët duan rikthimin e tij për të shpëtuar nga regjimi ku jemi katandisur sot. Nga regjimi i Ramës dhe pengut të tij, Lulzim Basha. Sot rikonfirmohet se Sali Berisha është arma që kanë shqiptarët për të rikthyer pluralizmin në Shqipëri.
“Foltorja” ka rikthyer shpresën e demokratëve. Me 11 do të mblidhen të gjithë demokratët. Do faktohet që demokratët janë të bashkuar rreth Sali Berishës dhe Partisë Demokratike”-deklaroi Balliu.