Analisti Baton Haxhiu në emisionin “Shock” në Euronews Albania ka deklaruar se Sali Berisha është një njeri pa ideologji.
Haxhiu theksoi se ish-kryeministri nuk është as i majtë e as i djathë dhe shpjegimet që bën i ka folklorike.
“Berisha nuk është as i majtë as i djathë as liberal as konservator; ai është Sali Berisha dhe variacionet e tij janë sipërfaqësore. Nuk e di nëse dikush e merr seriozisht Berishën kur flet për prekje ideologjie. Ai nuk e kupton çfarë është koncepti ideologjik. Shpjegimet i ka folklorike por bën prekje populiste”, tha analisti Haxhiu.