Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në Tropojë: Basha po mbledh firma për 18 Dhjetorin duke u premtuar poste drejtorësh e zv.ministrash në qeverinë Rama


Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot Foltoren e radhës në Tropojë, nga ku ka bërë akuza të forta në drejtim të kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas tij, në dy ditët e fundit Basha ka nisur të mbledhë firma për Kuvendin e 18 Dhjetorit, duke ofruar poste drejtorësh, zv.ministra në kabinetin e Edi Ramës.

“Në 8 vite peng kryetari që na çoi nga dështimi në dështim, një kampion humbjesh dhe dështimet. Faktikisht me qëndrimet e tij defaktorizoj PD-në, e çoi para alternativës të jetë apo të mos jetë.

Dy ditët e fundit, pengkryetari me një grusht vasalësh, derdemenësh e të tjerë, po përpiqet që të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh, zv.ministra në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i fundit i turpit të tyre. Le ti themi se: Futuni në qeveri si tradhëtarë, por do ju përmbysim sëbashku me ta në një kohë sa më të shkurtër.”– tha Berisha.