Vendosni fjalën kyçe....

Del draft-opinioni i Komisionit të Venecias për zgjatjen e afateve të vettingut: Në përputhje me standardet evropiane


Komisioni i Venecias ka dalë me një draft-opinion mbi kërkesën e Partisë Socialiste për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut deri në vitin 2024.

News 24 ka zbardhur pjesë të projekt-opinion ku thuhet se projektligji është në përputhje me standardet evropiane.

Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane. Komisioni i Venecias qëndron në dispozicion të autoriteteve shqiptare për më tej ndihmë në këtë çështje”, -thuhet në raport.

Opinioni i Komisionit do diskutohet në seancën e datës 10 dhjetor.