Vendosni fjalën kyçe....

Dhurata Çupi pas dënimit për Denis Xholin dhe Albjon Çekun: U konfirmua masakra zgjedhore, por drejtësia është e paplotë



Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi Tyli, ka reaguar lidhur me dënimin nga GJKKO me 1 vit burg për Denis Xholin dhe Albjon Cekun të akuzuar për blerje të votave në Dibër. 

Deputetja demokrate e ka quajtur të paplotë drejtësinë, ndërsa shprehet se ajo që ka ndodhur në Dibër është vetëm maja e ajsbergut. Sipas Çupit çdo gjë ka qenë e orkestruar nga lart.

“Se e ka vjedhur Rilindja pushtetin, jo vetëm e kam denoncuar gjate fushatës por edhe pas shpalljes së rezultatit.

Ditën për diell, rilindasit të angazhuar me cdo formë për të mbajtur pushtetin, blenë vota, blenë vullnetin e lirë, ushtruan presion me heqjen e ndihmës ekonomike apo edhe duke ofruar vende pune  të përkohëshme. Kjo që ka ndodhur në Dibër  është vetëm maja e ajsbergut. Gjithcka ka qenë e orkestruar nga lart dhe me zbatim deri në cdo qelizë ku mund të merrej vota në cdo formë.

Kjo është masakra zgjedhore për të cilën PD kërkon hetim dhe drejtësi të plotë.

Për këtë arsye drejtësia duhet të veprojë që nga organizatorët e kësaj masakre dhe për cdo person të përfshirë në këtë aferë të vjedhjes së vullnetit të shqiptarëve.

Drejtësia është e paplotë me dënimin e 2 personave por duhet të shkojë tek i gjithë zinxhiri i vjedhjes së votave të shqiptarëve.”- shkruan deputetja.